Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet. Policia jep detajet Gjirokastra, një nga destinacionet më të rëndësishme të turizmit kulturor në vend, po përjeton një korrik me ritme më të ulëta vizitorësh, ndërsa sipërmarrësit e sektorit flasin për një rënie të ndjeshme të turistëve individualë dhe të grupeve.
Sipas tyre, problemet me parkimin, mungesa e një oferte më të larmishme turistike dhe e aktiviteteve që e mbajnë vizitorin në qytet kanë ndikuar drejtpërdrejt në sezon. Ndërkohë, ata vlerësojnë se edhe protestat e zhvilluara gjatë javëve të fundit kanë krijuar një perceptim negativ, duke ndikuar në vendimmarrjen e një pjese të turistëve.
Edhe ata që rezervojnë për dy apo tre net, në shumë raste zgjedhin të largohen më herët, madje duke kërkuar edhe anulimin e netëve të mbetura. Për operatorët turistikë, kjo është një kambanë alarmi se qyteti ka nevojë për më shumë investime në infrastrukturë, organizim dhe një ofertë turistike më të pasur, nëse synon të mbetet konkurrues dhe të zgjasë kohën e qëndrimit të vizitorëve.
Top Channel