Video/ Zhurma të pazakonta dhe mure të çara, misteri i shembjes së pallatit në Valencia, evakuohen të gjithë banorët
Një video dramatike nga zjarret masive që po përfshijnë Kanadanë tregon momentin kur flakët rrethojnë një tren mallrash në zonën e Armstrong, pranë Ontarios, duke krijuar një situatë të rrezikshme për ekuipazhin.
Pamjet, të filmuara nga brenda trenit, tregojnë peizazhin e përfshirë nga zjarri, ndërsa dëgjohet makinisti të thotë: “Kjo mund të na arrijë edhe neve këtu, po bëhet pak e frikshme. Jemi të rrethuar nga flakët.”
Sipas mediave ndërkombëtare, pavarësisht rrezikut të madh, të gjithë anëtarët e ekuipazhit arritën të shpëtojnë pa pësuar lëndime. Videoja u publikua në rrjetet sociale nga deputeti i Ontarios, Sol Mamakwa.
This is near Armstrong, Ontario.
When will the Canadian National Railway Company make a statement about this incident? pic.twitter.com/6bKJYugeR0
— Sol Mamakwa (@solmamakwa) July 14, 2026
Hekurudha Kombëtare Kanadeze bëri të ditur se tre trena mallrash që transportonin materiale të ndezshme u ndaluan në zonën e Armstrong të martën për shkak të zjarreve. Ekuipazhet u evakuuan menjëherë si masë sigurie.
Ndërkohë, zjarret masive që vazhdojnë të përhapen në perëndim të Ontarios po kërcënojnë të dërgojnë re të dendura tymi drejt rajonit të Liqeneve të Mëdha dhe shteteve verilindore të Shteteve të Bashkuara.
Sipas raportimeve, disa prej vatrave të zjarrit janë përhapur në një sipërfaqe që shtrihet mbi 32 kilometra, duke vështirësuar përpjekjet e autoriteteve për vënien e tyre nën kontroll.
Top Channel