Të shtëna me armë gjatë kontrollit të një parcele me kanabis në Pukë, një person i armatosur arrin të largohet. Policia jep detajet Drejtuesi i Inspektoratit të Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka theksuar sërish rëndësinë e sigurisë ushqimore në kuadër të masave të ndërmarra për sezonin turistik në qarkun e Dibrës.
Nga Dibra ku ku zhvilloi një takim me të gjitha inspektoriatet, Kryeinspektori i Përgjithshëm i Shqipërisë Dashnor Sula kërkoi rritjen e efiçencës së punës së përditshme nga të gjitha inspektoriatet, ndërsa i tërhoqi veshin AKU-së.
“Do duhet që të tregojnë dhe të kenë një standard të lartë për sa i përket inspektimit që do të realizohet gjatë kësaj periudhe. Është shumë e domosdoshme përgjatë kësaj periudhe që AKU të jetë e kujdeshme sidomos në punishte artizanale dhe restorante që të mos na ndodhë asnjë rast helmimi apo problematika të tjera që mund të jenë shqetësuese”.
Sa i përket sektorit minerar, Sula tha se ky vit ka patur më pak aksidente në punë
“Fatmirësisht gjatë vitit 2026 nuk kemi aksidente me pasojë fatale, humbje jete të minatorëve në Bulqizë. Në vitin 2025 kemi pasur 8 humbje jete, aksidente me pasoja të rënda në miniera dhe 20 aksidente të tjera me plagosje. Përgjatë vitit 2026 kam kërkuar nga Inspektoriati i Punës që të rrisë kontrollin dhe të ketë aktivitet në mënyrë që të parandalohen aksidentet në miniera”.
Legjitime i ka cilësuar protestat e qytetarëve në Tiranë.
“E kam hequr kostumin e politikanit. Protestat janë demokratike, të shëndetshme për demokracinë, fakti që s’ka pasur asnjë incident tregon që niveli i demokracisë është në rritje çdo ditë”.
Top Channel