Manchester United është në bisedime të avancuara për transferimin e mesfushorit të Aston Villa, Youri Tielemans.

Sipas raportimeve, kontrata e reprezentuesit belg me Aston Villa përfshin një klauzolë lirimi prej 35 milionë paundësh, shifër që mund të lehtësojë finalizimin e marrëveshjes.

Të gjitha palët janë optimiste se transferimi do të mbyllet në ditët në vijim, tashmë që angazhimi i Tielemans në Kupën e Botës ka përfunduar.

Nëse marrëveshja realizohet, mesfushori belg do të jetë një nga përforcimet kryesore të Manchester United për sezonin e ri.

Top Channel