Pep Guardiola-Italia, nuk është çështje parash, ja si mund ta bindin Maldini dhe Leonardo

12/07/2026 15:25

Një sugjerim që bëhet ide dhe një ide që bëhet një pistë për t’u ndjekur; Pep Guardiola në pankinën e Italisë. Maldini dhe Leonardo kanë detyrën për të dizenjuar të ardhmen e pankinës së Të Kaltërve me misioninin që 4 herë kampionët e botës të kthehen në vendin e tyre në botën e futbollit. Dhe në këtë pikë rishfaqet emri i Pep Guardiolës, specialisti i revolucioneve, një maestro i vërtetë.

Por si është e mundur që të sjellësh te Italia një trajner që është paguar 24.8 milionë euro bruto? Ndihma e klubeve të Serie A, që është bërë e ditur tashmë këtu nuk hyn aspak sepse edhe nëse ato vendosin të japin një kontribut ekonomik për pagën e trajnerit të kombëtare, ta mendosh një sakrificë të tillë është diçka jashtë logjike. Në këtë pikë hyn në lojë faktori njerëzor, dialogu mes personave që kuptojnë dhe e vendosin futbollin në qendër të vëmendjes.

Guardiola nuk e ka fshehur kurrë dëshirën për të drejtuar një skuadër kombëtare dhe duket se ky moment është i duhur dhe nëse merret për bazë ndjenja e kënaqësisë, Guardiola mund të shkojë përtej llogarive financiare dhe të shohë kënaqësitë që ndjen vetë, për të do të thotë të ndërmarrësh një sfidë dhe ta fitosh. Të flasësh për shifra nuk ka shumë kuptim nëse pika e nisjes është planeti Manchester, të flasësh për futbollin ka më shumë; mes zotërinjve Maldini, Leonardo, Pep, butonat që preken ndonjëherë ndërthurin linjat e vendosura tashmë.

Në anën tjetër nëse flasim për sfida, ja ku shfaqet edhe një tjetër shumë e thellë; Jurgen Klopp i ka thënë ‘Po’ Gjermanisë dhe Klopp-Guardiola do të rikthente atë që ka qenë dhe që mund të jetë në një dimension tjetër, një sfidë të re, që nuk është parë më parë, më të madhen sepse të mëdhaja janë edhe Gjermania e Italia. Maldinit dhe Leonardos nuk iu kanë pëlqyer kurrë gjërat banale dhe sugjestionimi Guardiola mund të jetë diçka e paparashikuar dhe e papritur e në të njëjtën kohë do të ishte edhe oksigjeni aq i nevojshëm për kombëtaren italiane.

Top Channel