Qëlloi për vdekje 40-vjeçarin, autori i dyshuar u largua në këmbë, mes tyre ka pasur konflikt disa kohë më parë
10/07/2026 09:55
Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i mbrëmjes së djeshme, ku mbeti i vrarë Ilir Gjini.
Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Brixhilda Deda, 40-vjeçari, i njohur edhe me mbiemrat Kokaj, Lika dhe Nure, ka qenë në këmbë në momentin kur është qëlluar me shtatë plumba, ndërsa po i drejtohej hyrjes së pallatit ku banonte.
Autori Emiljan Suti alias Artur Suti ka qëlluar me një armë tip pistoletë, e më pas është larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes.
Policia po heton dhe për përfshirje të personave të tjerë që mund ta kenë ndihmuar për t’u larguar.
Po ashtu burime tregojnë se autori dhe viktima kanë patur konflikt disa kohë më parë.
Top Channel