Të hënën e 13 korrikut do të marrë jetë sezoni i ri i Kategorisë Superiore. Federata Shqiptare e Futbollit do të hedhë në ambientet e ‘Shtëpisë së Futbollit’ shortin e edicionit të 88 të kampionatit.

Kategoria Superiore është caktuar të startojë në 22 gusht dhe do të përfundojë në 9 maj 2027. Edhe në sezonin 2026/2027 do të jenë 10 skuadra dhe janë pikërisht Egnatia, Elbasani, Vllaznia, Dinamo City, Partizani,Tirana, Vora, Teuta, Laçi dhe Skënderbeu, me këto dy të fundit që kthehen në elitën e futbollit shqiptar.

Kujtojmë se duke nisur nga ky sezon, është ndryshuar formati i kampionatit teksa është eliminuar faza e Final Four, dhe sezoni i rregullt ndahet në 3 faza me 27 javë. Më pas skuadrat do të ndahen në 2 grupe; njëri grup përbëhet nga 6 skuadrat e para që do të zhvillojnë 10 ndeshje mes tyre me sistem vajtje ardhje për titullin kampion, kurse në grupin tjetër janë 4 skuadrat e fundit do të luftojnë për mbijetesën duke zhvilluar 9 ndeshje me sistem vajtje-ardhje-vajtje, ndërsa duke nisur nga sezoni 2027/2028, në Kategorinë Superiore do të marrin pjesë 12 skuadra.

Top Channel