Haaland kundër Kane, dy qendërsulmuesit më të mirë në botë vihen përballë njëri-tjetrit
Kombëtarja italiane vijon kërkimetpër gjetjen e një rruge për të rinisur gjithçka pas natës dramatike të Zenica dhe këtë detyrë e ka presidenti i ri i Federatës, Giovanni Malagò, që në këto javë po kërkon formulën dhe njerëzit e duhur për rilindjen e Të Kaltërve duke nisur nga drejtori teknik.
‘Kjo është java e drejtorit teknik, nuk ndryshoj opinion. Shpresoj që në fundjavë të qetësoj situatën. Po punoj shumë, mund të ketë edhe ndonjë surprizë-deklaroi një ditë më parë Malagò.
Italia, Mancini drejt rikthimit. Në pritje të emërimit të Drejtorit të ri Teknik, duket se po forcohet gjithnjë e më shumë hipoteza e kthimit të Roberto Mancinit në pankinën e skuadrës kombëtare italiane. Ish tekniku i Të Kaltërve duket se ka fituar terren kundrejt kandidatëve të tjerë. Një rikthim që Mancini nuk e përjashtoi kurrë edhe pas dështimit për kualifikimin në Botërorin e 2018
Cilat janë sfidat e ardhshme të Italisë? Padyshim që do të jetë e vështirë që të marrësh drejtimin e një kombëtareje që dështoi për të tretën herë radhazi në kualifikimin për në kampionatin botëror, me perspektivën e kualifikueseve të Euro 2028 në një grup aspak të lehtë. Ndeshja e parë zyrtare do të jetë në nëntor kundër Sllovakisë, me Italinë që është në Grupin 7 së bashku me Gjermaninë dhe Belgjikën
Cilat ishin rezultatet e Mancinit si trajner i Italisë? Në eksperiencën e tij të parë si trajner i Italisë, Roberto Mancini e mori drejtimin e skuadrës pas eliminimit në playoffin për Botërorin 2018. Debutimi i tij në stolin e Të Kaltërve ishte në një miqësore me Arabinë Saudite e fituar 2-1. Në Euro 2020 që u zhvillua në 2021 për shkak të Covidit, erdhi edhe fitorja e turneut duke mundur me penallti në finale Anglinë. Në Nations League të sezonit 2020/21, Italia u eliminua në gjysmëfinale nga Spanja duke e mbyllur këtë fazë në vendin e tretë. Pas eliminimin e playoffit për Botërorin 2022 nga Maqedonia e Veriut dhe atij në gjysmëfinale të Nations League të 2022/23, vetëm 8 ditë pasi u emërua edhe koordinator i skuadrave U20 dhe U21, Mancini dha dorëheqjen duke u zëvendësuar nga Luciano Spalletti. Roberto Mancini ka serinë më të gjatë të ndeshjeve pa humbje si trajner i Italisë, 37 të tilla(30 fitore e 7 barazime).
Kandidatët për drejtor teknik. Sa më shumë kalon koha aq më shumë reduktohen mundësitë që Paolo Maldini, zgjedhja e parë e Malagò, të emërohet si drejtor teknik i Italisë. Presidenti i ri i FIGC shpreson dhe pret, por koha ngushtohet dhe ditë pas dite rritet bindja se legjenda e Milanit nuk do të pranojë të marrë përsipër këtë detyrë.
Nëse nuk do të jetë Maldini, kush do ta marrë rolin e drejtorit teknik të Italisë? Për momentin në pole position janë Alessandro Costacurta dhe Demetrio Albertini, por nuk mund të përjashtohen as Bergomi dhe Zola edhe pse këta të fundit janë më të distancuar
Top Channel