Dosja “Revanshi”/ Gjykata e Posaçme dënon pesë pjesëtarët e grupit kriminal, burg për ish-efektivin e RENEA-s dhe kushëririn e ish-deputetit socialist
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, gjykata ka caktuar masa sigurie të ndryshme, përfshirë “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe detyrimin për paraqitje në policinë gjyqësore për 12 personat e dyshuar për falsifikim dokumentesh për të përfituar prona.
Hetimi ka nisur në vitin 2022, pas problematikave të konstatuara në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Durrës gjatë inventarizimit të regjistrave hipotekorë. Verifikimet ngritën dyshime për falsifikim të dokumenteve dhe regjistrim të paligjshëm të pasurive.
Sipas hetimeve, skema dyshohet se është përdorur për përvetësimin e pronave në gjashtë raste në zonën kadastrale 1574, në zonën e Kallmit dhe ish-NB Frutore në Durrës, një zonë me interes të lartë për shkak të pozicionit bregdetar.
Prokuroria dyshon se disa persona, në bashkëpunim me punonjës të ASHK-së Durrës, kanë falsifikuar dokumentacionin e pronave, duke futur në arkiv dokumente të manipuluara me numra reference të dyfishta dhe më pas duke i regjistruar në regjistrat e pasurive të paluajtshme me data fiktive.
Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se në disa raste janë hequr fletët origjinale të regjistrave, ku pasuritë rezultonin me pronar “shtetin”, dhe ato janë zëvendësuar me dokumente të falsifikuara në emër të personave nën hetim. Më pas, sipas prokurorisë, disa prej këtyre pronave janë shitur te persona të tretë për të humbur gjurmët e përfitimit.
Nga ana tjetër, disa punonjës të ASHK Durrës dyshohet se kanë regjistruar këto pasuri duke përdorur dokumentacionin e falsifikuar dhe pa kryer verifikimet ligjore të nevojshme.
Gjykata ka vendosur masën “Arrest në burg” për tre persona të dyshuar, ndërsa katër të tjerë janë vendosur në “Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, për pesë persona të tjerë është vendosur masa e detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore.
Sa më sipër, me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u vendos:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u vendos gjithashtu sekuestro preventive ndaj pasurive të mëposhtme:
– Pasuria Nr. 276/1 Durrës me sip.27.550 m2;
– Pasuria Nr. 147/8 Durrës me sip.14228 m2;
– Pasuri Nr. 39/7 Durrës me sip.6000 m2;
– Pasuria Nr. 462/12 Durrës me sip.3800 m2;
– Pasuria Nr. 143/21 Durrës me sip.5500 m2;
– Pasuria Nr. 143/22 Durrës me sip.5500 m2;
– Pasuria Nr 276/91 Durrës me sip.500 m2;
– Pasuria Nr 276/84 Durrës me sip.7000 m2;
– Pasuria Nr 276/89 Durrës me sip.500 m2;
– Pasuria Nr 276/90 Durrës me sip.500 m2;
– Pasuria Nr 276/88 Durrës me sip.500 m2;
– Pasuria Nr 276/87 Durrës me sip.3000 m2; dhe
– Pasuria Nr 276/85 Durrës me sip.6000 m2.
Top Channel