Manchester United prezanton zyrtarisht vendin ku do të ndërtojë Old Traffordin e ri që do të marrë vendin e impiantit të vjetër, një stadium që pritet të jetë një ndër më të mëdhenjtë në botë me një kapacitet prej më shumë se 100 mijë vendesh. ‘Teatri i ri i Ëndrrave’ do të ndërtohet vetëm pak metra larg strukturës aktuale.

Rreth 20 ditë më parë, Manchester United bleu terrenin ku do të ndërtohet shtëpia e re e Djajve të Kuq nga Indurent. Ideja fillestare ishte shembja e impiantit aktual dhe ndërtimi i të riut në të njëjtin terren, por pamundësia për të gjetur një marrëveshjeje për rindërtimin në të njëjtën zonë lidhej me praninë e linjës hekurudhore që del pas tribunës Sir Bobby Charlton.

Për këtë arsye, Djajtë e Kuq, ndryshuan menjëherë objektiv; terreni i ri ku do të ndërtohet stadiumi është vetëm 350 m larg Old Trafford mes Wharfside Way, Europa Way dhe John Gilbert Way. Për më tepër, projekti përfshihet në një plan më të gjerë të rindërtimin urban dhe të lagjeve(Masterplani Wharfside) që sipas ‘The Sun’ parashikon hapjen e 48 mijë vende punë dhe ndërtimin e 15 mijë banesave të reja, për një injektim total prej 7.3 miliardë paundë në ekonominë angleze, pa harruar këtu të përmendet edhe përmirësimi i linjave të metrove dhe hekurudhës.

Objektivi i klubit anglez është që të përfundojë punimet duke menduar me optimizëmbrenda 2032, por realisht ai pret të mbyllë gjithçka brenda 2035 kur Anglia do të presë botërorin e futbollit të vajzave.

Top Channel