Mbyllet dita e 40-të e tubimit para Kryeministrisë, thirrje për rrëzimin e qeverisë: Të shtunën protestë kombëtare
Policia ka shoqëruar disa persona në komisariat pas atentatit me armë zjarri të ndodhur në Laç, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika.
Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Dede, bën me dije se të shoqëruarit dyshohet se mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes dhe po merren në pyetje nga grupi hetimor.
Ndërkohë, policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë në zonën ku ndodhi krimi dhe vijon kontrollet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.
40-vjeçari u qëllua me armë zjarri pranë banesës së tij dhe, megjithëse u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.
Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor po administron provat dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa motivet e atentatit mbeten ende të paqarta.
Top Channel