Meksika e bën zyrtare, Rafael Marquez ështe trajneri i ri, pason Javier Aguirre
Te Milani fillon zyrtarisht epoka e Ruben Amorim. Trajneri portugez bëri këtë të mërkurë prezantimin e tij në konferencën për shtyp duke nënvizuar ambicien që gjitynjë e ka shoqëruar në karrierë dhe do ta shoqërojë edhe në këtë detyrë.
Pas një sezoni zhgënjyes të mbyllur me dështimin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve, objektivi është rikthimi i kuqezinjve për të luftuar për kreun e klasifikimit.
‘Më falni nëse sot nuk flas italisht, do te mësoj shpejt. Është shumë e rëndësishme për mua ta mësoj gjuhën për të respektuar kulturën tuaj dhe do të përpiqem ta bëj sa më shpejt që të jetë e mundur-tha Amorim-këtu ndihëm si në shtëpi, është një kënaqësi e madhe të jem këtu’.
Amorim nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Milanin.
‘Më kujton Ancelottin, kam parë shumë edhe Sacchin, stili i tij solli shumë risi në futboll-shtoi Amorim-për të mos folur pastaj për Capellon. E kaluara e Milanit është një tërësi lojtarësh, nga Van Basten te Gullit. Nëse do të zgjidhja një kujtim, do të ishte shumë e vështirë. E ndjek që kur kam qenë i ri. E ndjej këtë përgjegjësi’.
Amorim foli edhe për nivelin e Serisë A italiane.
‘Është një kampionat ku është e vështirë të fitosh. Jemi këtu jo për të evituar humbjen por për të fituar, është një sfidë shumë e bukur’-tha trajneri portugez
Te Sportingu i Lisbonës, Amorim shfaqi një futboll të një niveli të lartë dhe shpreson që të bëjë mirë edhe në Itali
‘Është lloji i sfidës që më pëlqen të përjetoj. Jam i lumtur, do të jem i lumtur për tentativën edhe nëse kjo nuk të sjellë rezultate të shkëlqyera-tha Amorim-kam uri për sukses, besoj te Milani. Është e nevojshme të njohësh mirë karakteristikat e futbollit italian. Shohim shumë gjëra, përpiqem të krahasohem shpesh dhe të mësoj’.
Objektivi është edhe ylli i dytë, titulli i 20 kampion i Italisë ndërkohë që tregoi arsyet se përse zgjodhi Milanin
‘Sigurisht, që duam ta fitojmë. E di që do të jetë e vështirë, janë mijëra variabla-tha Amorim- pas takimit të parë me drejtuesit e Milanit m’u ndez diçka, skuadra më ofrontë gjëra që më pëlqejnë, doja të mbroja ato vlera. M’u paraqit struktura, rrugëtimin i scouting. Në momentin qe ndjen se ke personat e duhur rreth teje, kur është një skuadër rreth teje atëherë janëtë gjithë përbërësit e sfidës që dua të ndërmarr’.
Top Channel