Kush do të fitojë Botërorin? Parashikimi i Superkompjuterit Opta thotë…
Ballkani ka marrë një barazim të vlefshëm në transfertën e Uellsit ndaj skuadrës së Connah’s Quay Nomads, një sfidë kjo që ishte e vlefshme për raundin e parë kualifikues të Conference League. 0-0 ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje që lënë të hapur gjithçka për sfidën e kthimit që do të zhvillohet pas një jave.
Skuadra nga Kosova u shfaq më kërkuese në pjesën e parë të ndeshjes, por nuk mundi të konkretizojë rastet e krijuara, ndërsa uellsianët preferuan që të mbroheshin dhe të tentonin të rrezikonin përmes goditjeve standarde dhe kundërsulmeve. Ballkani tentoi fillimisht me Albert Dienen, por gjuajtja e tij përfundoi jashtë. Edhe pse kishte kontrollin e lojës, skuadra nga Suhareka nuk mundi të krijojë raste të pastra shënimi.
Edhe në pjesën e dytë Ballkani tentoi me Almedin Klinakun, Giovanni dhe Anel Sabanadzovic, por pa sukses, ndërsa Connah’s Quay filloi të shfaqej rrezikshëm në çastet finale të ndeshjes teksa tentuan me Michael Stone apo Darren Stephenson, por mbrojtja e Ballkanit nuk i lejuan të shënonin. Sfida u mbyll 0-0 dhe tani gjithçka do të vendoset në sfidën që do të luhet në Fadil Vokrri të Prishtinës
Top Channel