Juventusi bën lëvizjen e radhës në prapaskenë dhe bëhet gati të mirëpresë Frederic Massara-n.

Ish-drejtori sportiv i Milanit dhe Romës pritet të marrë drejtimin e zonës teknike të bardhezinjve, duke përforcuar kështu bordin drejtues që tashmë komandohet nga administratori i ri i deleguar dhe drejtori i përgjithshëm, Giovanni Carnevali.

Sipas mediave italiane, me ardhjen e Massara-s konfirmohet largimi i një tjetër drejtuesi francez. Pas Comolli-t, pritet të thotë lamtumirë edhe Francois Modesto, i cili tashmë mund të konsiderohet ish-drejtor teknik i klubit. Ndërkohë, pozitat mbeten të paprekura për drejtorin sportiv Marco Ottolini dhe atë të strategjisë së futbollit, Giorgio Chiellini, të cilët do të vazhdojnë të mbajnë detyrat e tyre në Torino.

Marrëveshja mes Juventusit dhe Massara-s është përcaktuar në orët e fundit dhe i vetmi detaj që mungon është komunikata zyrtare nga klubi, e cila mund të mbërrijë që gjatë ditës së sotme.

Top Channel