Ancelotti i vë notat Botërorit të Brazilit: 5 me Marokun, më pas më mirë. Çfarë lumturie ndaj Japonisë

05/07/2026 12:31

Mbrëmjen e kësaj të diele Brazili ka një sfidë të rëndësishme, atë me Norvegjinë për një vend në çerekfinale të Botërorit 2026. Trajneri Carlo Ancelotti, si një profesor i vërtetë bëri vlerësimet dhe dha notat skuadrës së tij për 4 ndeshjet e para të Seleçaos

NOTAT—  Kur i kërkuan notat për rrugëtimin e Brazilit në këtë kompeticion, Ancelotti u mendua pak dhe më pas hapi regjistrin e tij dhe nisi: ‘Me Marokun 5, me Haitin 6.5 me Skocinë 7, me Japoninë 7.5 për lumturinë e madhe që kishim-tha Ancelotti duke qeshur teksa i dha skuadrës së tij një gjysmë note më shumë vetëm për rezutltatin dhe për entuziazimin e kualifikimit të raundit në minutën e 94. Dhe bashkë me të qeshën edhe të pranishmit në sallën e konferencës për shtyp

‘MUND TË PËRMIRËSOHEMI’-Ancelotti mund të ketë përgatitur më shumë se 1400 ndeshje dhe kështu mund të ketë dhënë rreth 3000 konferenca për shtyp, por nuk lodhet kurrë. Ai e ka gjithnjë gati batutën, momentin që i dërgon të gjithë në shtëpi të lumtur e të gëzuar. Notat e ‘profesor’ Ancelottit shërbejnë për të fotografuar në mënyrë perfektë evoluimin e punëve te Brazili. ‘Jemi përmirësuar në disa gjëra, mendoj te menaxhimi dhe qarkullimi i topit, por mund të përmirësohemi endë në disa aspekte të tjera, sidomos atë sulmues’-vijoi tekniku 67 vjeçar

Solbakken drejton Norvegjinë që nga 2020, ndërsa Ancelotti e mori drejtimin e Brazilit para 13 muajsh dhe nota për vitin e tij është 7.5-8, por këtë të dielë ai ka një test shumë të rëndëishëm, është nga ato teste që mund të ta rrisin, por edhe mund të ta ulin mesataren në mënyrë drastike.

ELOZHET PËR KEPIN E GJELBËR—‘Jemi gati, jemi në një moment të mirë, besojmë të vetja jonë dhe e dimë se çfarë do të bëjmë-tha Ancelotti-e respektojmë kundërshtarin por duam që të qëndrojmë. Ky është një botëror me shumë kualitete; kush mund ta mendonte se Kepi i Gjelbër do të bënte Argjentinën të vuante kaq shumë? Askush. Por nuk ishte një paraqitje negative e Argjentinës, i duhen bërë komplimenta Kepit të Gjelbër, lojtarëve dhe trajnerit të tij që zhvilluan një ndeshje kaq të bukur. Futbolli modern është i tillë; të gjithë kundërshtarët janë të përgatitur’.

Top Channel