Real Madrid përgënjeshtron zërat e merkatos që flisnin për një transferim të mundshëm të Enzo Fernandez te Los Blancos dhe këtë e bën përmes një komunikate zyrtare.

‘Duke parë lajmet dhe deklaratat e fundit të publikuara në ditët e fundit në lidhje me një interes të Realit të Madridit për Enzo Fernandez, klubi dëshiron të saktësojë se nuk është bërë asnjë tentativë direkte apo indirekte për të transferuar futbollistin e për më tepër nuk ka ndërmend të procedojë me një transferim të tillë-lexohet në komunikatën e Realit të Madridit me madrilenët që deshën të shprehin respektin maksimal për Chelsean, klubin aktual të argjentinasit.

‘Real Madrid dëshiron të tregojë respektin maksimal për Enzo Fernandez, një futbollist i shkëlqyer, karriera dhe cilësitë e të cilit njihen, ashtu sikurse edhe për Chelsea, klub me të cilin kemi një raport të shkëlqyer institucional-vijon më tej në komunikatën e tij Reali i Madridit-pikërisht për respekt të një institucioni si Chelsea dhe në kuadër të principit të besnikërisë institucionale që gjithnjë kanë udhëhequr veprimet e Realit të Madridit, klubi e sheh të nevojshme të përgënjeshtrojë në mënurë kategorike këto spekulime të pabaza që rezultojnë se janë false’.

Top Channel