Moti me “luhatje humori”, në Elbasan stuhi e fortë ere dhe shiu, thyhen pemë dhe dëmtohen shtylla tensioni

03/07/2026 17:37

E ndërsa në shumicën e qyteteve të vendit temperaturat janë të larta, në Elbasan një stuhi me shi dhe erëra të forta përfshiu qytetin mesditën e së premtes duke shkaktuar problematika në disa zona. 

Dy pemë janë rrëzuar dhe disa degë, ndërkohë që edhe një shtyllë tensioni të mesëm pësoi dëmtim. Ekipet e ASHP ndërhynë për marrjen e masave, largimin e pemëve të rrëzuara.

Po ashtu ekipet e OSHEE morën masa për shtyllën e dëmtuar. Stuhia zgjati vetëm pak minuta. Nuk dihet ende nëse stuhia ka përfshirë edhe zonat bujqësore.

Top Channel