Përplasje mes protestuesve dhe policisë pranë Parlamentit, rrëzohet gardhi metalik. Policia kundërpërgjigjet me ‘spray’ lotsjellës

02/07/2026 09:52

Protestuesit janë përplasur me forcat e policisë jashtë ambienteve të Kuvendit.

Gjatë përplasjes është çarë gardhi metalik i vendosur nga policia për të garantuar perimetrin e sigurisë.

Gjatë përplasjes policia është kundërpërgjigjur duke hedhur spray lotsjellës. Për pasojë janë lënduar disa protestues.

Në vendngjarje vijojnë të jenë të pranishme forca të shumta policie, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Top Channel