Tani është zyrtare, Juventus dhe UEFA kanë nënshkruar një pakt mes tyre pasi klubi torinez nuk kishte respektuar rregullin për të pasur një bilanc me deri në 60 milionë euro humbje në 3 sezonet e fundit.

Në periudhën 2022-2025, bardhezinjtë e kishin tejkaluar ndjeshëm këtë limit edhe pse trendi është në përmirësim.  Kështu, Juventusi ashtu sikurse edhe Neëcastle e mbyllën këtë çështje me një pakt për një periudhë 3 vjeçare, kohëzgjatja e së cilës, sipas asaj që thekson UEFA, varet nga aftësia e klubit për të respektuar normat në bazë të projeksioneve të prezantuara. 

Objektivi final është që klubi të jetë konform rregullave financiare brenda afatit përfundimtar të paktit, në sezonin 2028-29 dhe është i kufizuar në federimin e futbollistëve të rinj në listat e kompeticioneve të UEFA. Në mënyrë të veçantë, lista që do të dorëzohet në muajin gusht  do të duhet të ketë një kosto totale inferiore me 1 euro në krahasim me atë të depozituar në muajin shkurt. Nëse nuk do të respektohen objektivat e ndërmjetësuar, do të nisë aplikimi i sanksioneve të tjera financiare deri në 14 milionë euro. 

Nëse do të respektohen parametrat ekonomikë në 3 sezonet e ardhshme nga 2024/25 deri në 2026/27, Juventusi ka mundësinë për të dalë përpara kohe nga regjimi i parashikuar në këtë pakt. Ndërkaq, Juventus bën të ditur se ka respektuar raportin mes kostos së skuadrës dhe të ardhurave me datë referimi 31 dhjetor 2025 ashtu siç ndodhi edhe në 31 dhjetor 2024.

Top Channel