‘Vëllai im kaloi ndoshta vitin më të vështirë të karrierës së tij si në nivel profesional ashtu edhe atë personal’-Kjo është ajo që ka pohoi Jordan Lukaku në një intervistë për të përditshmen belge ‘Humo’ ku foli gjatë për raportin e Romelu Lukaku me Napoli.

Big Rom u dëmtua në fillim të sezonit dhe në kampionatin italian luajti vetëm 40 minuta duke shënuar vetëm në ndeshjen me Veronën.  Vëllait të tij, Jordan nuk i pëlqeuy trajtimi që iu rezervua sulmuesit të Napolit, që shpesh herë u kthye në Belgjikë për t’u kuruar.

‘Pas dëmtimit, Napoli mori një tjetër sulmues. Trajneri i tha se nga ai moment ai nuk do të ishte titullar-tregon Jordan Lukaku. Por ajo që e habiti ish mbrojtësin e Lazios ishte një tjetër aspekt.

‘Sapo kishin fituar titullin dhe vëllai im kishte regjistruar statistika dyshifrore si për golat e shënuar, si për asistent duke treguar se ishte i rëndësishëm për skuadrën-vijoi Jordan sipas të cilit një prej shkaqeve që ndryshuan gjërat e kishte emrin Antonio Conte.

‘Nuk i di dinamikat në dhomën e zhveshjes, por ndoshta u prish edhe raporti me trajnerin-vijoi Jordan Lukaku.

Ai që ia komplikoi sezonin Big Rom ishte edhe ndarja nga jeta e babait të tij me të cilin futbollisti ishte shumë i lidhur.

‘Kur ndërroi jetë, Napoli i kërkua të kthehej në Itali sa më shpejt të ishte e mundur, pa shfaqur aspak keqardhje-tha Jordan-Romelu nuk është ndalur kurrë, ka punuar pa pushim sepse donte të ishte gati për Botërorin. Ajo që më shqetëson është se ai nuk ka pasur asnjë moment pushimi mental; herët a vonë do t’i vuajë pasojat, pas botërorit kur të mbetet vetëm me mendimet e tij. Atëherë do të dalë gjithçka në dritë dhe ndoshta është edhe diçka e mirë’.

Top Channel