Lajm i keq për Francën, Deschamps detyrohet të bëjë pa Thuram
Te Interi është kohë lamtumirash. Pas largimit të Stephan De Vrij në drejtim të kampionatit grek, mbyllën aventurën e tyre me me kampionët e Italisë Yann Sommer, Francesco Acerbi dhe Matteo Darmian.
Klubi zikaltët njoftoi gjithçka përmes kanaleve zyrtare të tij duke i falënderuar secilin prej futbollistëve për kontributin e tyre.
Yann Sommer largohet nga Interi pas 139 ndeshjeve të zhvilluara me fanelën zikaltër nga të cilat, gardiani zviceran ka mundur të mbajë të paprekur portën e tij në 66 ndeshje ndërkohë që në total ka fituar 4 trofe. ‘Dhe çdo faqe që kemi shkruar së bashku do të mbetet pjesë e historisë sonë’-ishte dedikimi i Interit për Sommer.
Francesco Acerbi largohet nga Interi pas 149 ndeshjeve të zhvilluara dhe 5 golave të shënuar dhe 6 trofeve të fituar. ‘Dhe këto momente do të mbeten përjetë në zemrat tona’-ishte mesazhi i klubit zikaltër për mbrojtësin.
Ndërsa Matteo Darmian i thotë lamtumirën klubit milanez pas 218 ndeshjeve të luajtuara, 13 golave të shënuara dhe 9 titujve të fituar. ‘Një udhëtim i përbashkët me shumë kujtime për t’u ruajtur’-shkruhej në mesazhin për futbollistin italian të skuadrës zikaltër.
Top Channel