Posti i Prokurorit të Përgjithshëm, KLP hap garën, prezent edhe Delegacioni i BE
29/06/2026 13:15
Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të hapë këtë të martë thirrjen për garën e postit të Prokurorit të Përgjithshëm.
Në agjendën e shpërndarë për mbledhjen e së martës, gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se kjo do të organizohet në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe përfaqësuesve nga Prokurori i Përgjithshëm, Ministria e Drejtësisë, Delegacioni i BE dhe Programi OPDAT.
Në këtë mbledhje do të jetë e pranishme edhe media.
Top Channel