Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka përcaktuar datat e nisjes së kampionateve kombëtare të futbollit për sezonin 2026/27.

Kështu Kategoria Superiore do të ngrejë siparin e saj në 22 gusht dhe do të mbyllet në 9 maj të 2027.

Pak më vonë është programuar të nisë sezonin e ri kategoria e Parë, më konkretisht në 5 shtator të këtij viti për t’u mbyllur në 2 maj të 2027. Përsa i përket Kupës së Shqipërisë, rrugëtimi i saj do të nisë në 16 shtator dhe do të mbyllet në 12 maj 2027 me ndeshjen finale të saj. Edhe këtë vit, Superkupa e Shqipërisë do të luhet në muajin dhjetor, dhe më konkretisht në 27 dhjetor. Përsa i përket kampionatit të vajzave, ai është programuar të nisë në 19 shtator dhe të mbyllet në 2 maj

Datat e fillimit dhe përfundimit të të gjitha kampionateve për sezonin 2026/27

Kampionati “Abissnet Superiore” të fillojë më datë 22.08.2026 dhe të mbarojë në datën 09.05.2027

Kampionati “Kategoria e Parë” të fillojë më datë 05.09.2026 dhe të mbarojë në datën 02.05.2027

Superkupa e Shqipërisë të luhet më 27.12.2026

Kupa e Shqipërisë të fillojë më datë 16.09.2026 dhe të mbarojë në datën 12.05.2027

Kampionati “Kategoria e Dytë” të fillojë më datë 12.09.2026 dhe të mbarojë në datën 25.04.2027

Kampionati “Kategoria e Tretë” të fillojë më datë 11.10.2026 dhe të mbarojë në datën 18.04.2027

Kampionati i vajzave të fillojë më datë 19.09.2026 dhe të mbarojë në datën 02.05.2027

Kampionati “Abissnet Superiore” për moshat U-19, U-18 dhe U-17 të fillojë më datë 06.09.2026 dhe të mbarojë në datën 09.05.2027

Kampionati “Abissnet Superiore” për moshat U-16 dhe U-15 të fillojë më datë 12.09.2026 dhe të mbarojë në datën 02.05.2027

Kampionati “Kategoria e Parë” për moshat U-19 dhe U-17 të fillojë më datë 13.09.2026 dhe të mbarojë në datën 02.05.2027

Kampionati “Kategoria e Parë” për moshat U-16 dhe U-15 dhe U-14 të fillojë më datë 04.10.2026 dhe të mbarojë në datën 01.05.2027

Kampionati “Kategoria Superiore Elitë” për moshat U-14 dhe U-13 të fillojë më datë 12.09.2026 dhe të mbarojë në datën 15.05.2027

Top Channel