Në kërkim për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale, kapet 39-vjeçari në Malësi të Madhe, pritet ekstradimi drejt Spanjës Sipas informacioneve të siguruara nga banorë dhe barinj të zonës, gjatë stuhisë janë regjistruar dhjetëra goditje rrufesh në Parkun Kombëtar të Shebenikut, në Malësinë e Sopotit, Polisit, Xhyrës, Dardhës dhe Spatharit, duke krijuar momente paniku dhe frike për banorët që ndodheshin në kullota dhe zona të hapura.
Në fshatin Spathar në Njësinë Administrative Qendër , në vendin e njohur si “Arrës” një tufë me dhi është goditur nga rrufeja. Si pasojë e shkarkesës së fuqishme elektrike, 15 bagëti kanë ngordhur në vend, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik familjes së bariut Shaban Kurti.
Shërbimi Veterinar Librazhd ka kryer të gjitha procedurat e duhura në bashkëpunim me pushtetin vendor. U krye groposja e menjëhershme për shmangien e infeksioneve të mundshme për shkak edhe të temperaturave të larta.
Numri i krerëve të dëmtuar është 14 krerë.
Top Channel