LIVE/ Dita e 25-të e protestës, qytetarët: Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve. Nis marshimi në Tiranë
24/06/2026 21:15
Mbahet sot Tiranë protesta qytetare, për të 25 ditë.
Pavarësisht shiut, grumbullimi i qytetarëve ka nisur si çdo ditë në sheshin Skënderbej, e më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë.
Aty kanë nisur thirrjet dhe fjalimet ku mes të tjerash kërkohet dorëheqja e qeverisë dhe qeveri teknike jo më pak se 12 muaj.
Protestuesit thanë se përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve.
Ndërkohë një ditë më parë kanë njoftuar se në 4 Korrik, diaspora do të bashkohet në protestë.
Pas përfundimit të fjalimeve të qytetarëve ata po marshojnë nëpër rrugët e kryeqytetit, e kthyer tashmë në rutinë që nga dita e parë e protestës.
Top Channel