“Jam miku yt, jo armiku”/ Rama postoi foton e tij, reagon protestuesi i vetmuar: Nuk jam ti, mos më thuaj se sheh veten tënde tek unë
Policia e Durrësit ka ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” ndaj një shtetasi të dyshuar për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës bënë të mundur arrestimin e shtetasit E. H., 41 vjeç, banues në Shijak, i cili ishte shpallur më herët në kërkim.
Masa e sigurisë ishte caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës me vendim të datës 08.06.2023, për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Sipas hetimeve, ngjarja dyshohet se ka ndodhur më 01.06.2023 në Shijak, ku i arrestuari ka qëlluar me armë zjarri, për motive të dobëta, ndaj shtetasit A. Ç..
Policia bën me dije se materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore.
Merr përgjigje më të zgjuara, ngarko skedarë dhe imazhe dhe më shumë.
Top Channel