Ankohen fermerët e Elbasanit / Serat plot me prodhime në Jogodinë, por kultivuesit e zonës detyrohen të shesin lirë
23/06/2026 12:19
Zona bujqësore e Elbasanit e investuar kryesisht në sera tashmë po kultivon specat, por fermerët janë të pakënaqur me çmimet e shitjes.
Edhe pse prodhimi është cilësor dhe sapo kanë filluar vjeljet e para, përsëri çmimi mbetet i ulët.
Sipas fermerëve, prodhimi është cilësor pasi me metodat e reja nuk përdoret asnjë lloj pesticidi.
Zona e Jagodinës në Elbasan është e fokusuar në bujqësi, kryesisht përmes serave. Prodhimi shkon i gjithë për eksport, por fermerët kanë më shumë nevojë për mbështetje sa i takon konkurrencës së pandershme.
Top Channel