Ekskluzive/ FSHF zyrtarizon nesër revolucionin e madh! Zbardhet vendimi i Komitetit Ekzekutiv, shpërbëhet “Final 4”, rikthehet kampionati me 12 skuadra
Sot është një ditë historike për futbollin italian, i cili po kërkon një drejtim të ri pas dështimit për t’u kualifikuar në kampionatin botëror 2026.
Në Romë, mbi 240 delegatë janë mbledhur për të zgjedhur pasuesin e Gabriele Gravinës, në një asamble që është shoqëruar nga polemika të forta, reflektime të thella për krizën dhe protesta në rrugë.
Lamtumira e Gravinës dhe përplasja me qeverinë
Gabriele Gravina, i cili dha dorëheqjen si një “zgjedhje dinjiteti” pas dështimit për të shkuar në Botëror, hapi asamblenë me një fjalim të ashpër. Ai mbrojti vendimin e tij për të bërë një hap pas me qëllim që të mos e fuste federatën në një rreth vicioz përçarjeje, por nuk i kurseu akuzat ndaj qeverisë. Sipas tij, heqja e fondeve thelbësore për zhvillimin e akademive dhe të rinjve është një goditje dërrmuese, duke theksuar prerë: “Kujtuan se po dënonin FIGC-në, por në fakt i bënë keq futbollit.”
Beteja e madhe: Malagò përballë Abete
Për të marrë “frenat” e futbollit italian, në garë janë dy figura të rënda dhe me shumë influencë: Giovanni Malagò, ish-presidenti i CONI-t dhe favoriti kryesor, si dhe Giancarlo Abete, kreu aktual i Ligës Amatore (LND) dhe ish-president i FIGC-së. Ndonëse të dy shfaqën një klimë të qetë para kamerave duke shtrënguar duart, Abete lëshoi mesazhe të qarta gjatë fjalës së tij. Ai tha se nuk mund të vijohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë pa mbajtur përgjegjësi për eliminimet e njëpasnjëshme nga kampionati botëror, duke kërkuar reformime rrënjësore.
Kriza e thellë: “Një rrënim që zgjat prej 30 vitesh”
Fjalimet e presidentëve të ligave të tjera nxorën zbuluar një krizë të thellë strukturore. Matteo Marani, kreu i Lega Pro, ishte i drejtpërdrejtë, duke e cilësuar situatën si një rënie që zgjat prej tri dekadash, ku mungojnë investimet te talentet e reja vendase dhe faji i hidhet sa andej-këtej. Nga ana tjetër, kreu i Serie A, Ezio Maria Simonelli, kujtoi se mungesa në tre Botërorë radhazi ka lënë një plagë të thellë dhe të hapur. Ai kërkoi që Serie A të rikthehet në “lokomotivën ekonomike” të lëvizjes dhe i bëri thirrje politikës t’i mbajë duart larg vendimmarrjes sportive.
Apeli i UEFA-s dhe protesta e tifozëve jashtë dyerve
Në këtë ditë vendimtare, nuk mungoi një mesazh nga zv.presidenti i UEFA-s, Armand Duka, i cili i bëri thirrje Italisë të shfrytëzojë kohën dhe të investojë urgjentisht në infrastrukturë para Euro 2032. Ndërkohë, jashtë mureve të hotelit, atmosfera ishte e ndezur; grupime tifozësh protestuan me pankarta “për një futboll të drejtë dhe popullor”, duke kërkuar dëgjesë nga instancat më të larta dhe liri për transfertat e sportdashësve.
Top Channel