Mjeti bujqësor del nga rruga dhe përfundon në një përrua në Pogradec, lëndohet drejtuesi
Prej 9 muajsh pa asnjë mbështetje dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm të pronarëve për t’i nxjerrë në rrugë, rreth 90 familje të komunitetit rom dhe egjiptian kanë protestuar sot para Bashkisë së Durrësit.
Ata kërkojnë bonusin e qirasë prej 50%, të cilin nuk e marrin prej muajsh, ose strehim në objektet e Rindërtimit. Në kushtet e varfërisë, banorët thonë se ndjehen të diskriminuar dhe të lënë pas dore.
Pas tensionit me gurë në duar para bashkisë, një përfaqësi prej 5 vetash u prit në takim. Premtimi i dhënë brenda zyrave është se fondi për rreth 90 familjet e komunitetit do të kalojë që sot.
“Lista është firmosur nga specialistët dhe tani pritet firma e kryetares që të kalojë në financë. Nëse banorët nuk i marrin paratë, do të qëndrojmë në protestë sepse po zihen me pronarët që po i nxjerrin nga shtëpia.”
Nga ana tjetër, Bashkia e Durrësit u justifikua duke thënë se shkak i vonesës për këtë program strehimi ka qenë verifikimi i plotë i dokumentacionit për të 412 familjet përfituese në territorin e saj.
Top Channel