Protestë për rrugën, mjetet e tonazhit të rëndë shkaktojnë dëme në fshatin Kryezjarr të Elbasanit

21/06/2026 12:28

Banorët e fshatit Kryezjarr në Elbasan kanë protestuar sot për dëmtimin e rrugës nga mjetet e tonazhit të rëndë që po punojnë për ndërtimin e nënstacionit elektrik.

Ata bllokuan hyrjen e nënstacionit me pankarta më duar duke deklaruar se nga dëmtimi i rrugës së fshatit preken rreth 200 banorë.

Ndërkohë kryetari i Bashkisë Gledian Llatja ju bashkua shqetësimit të banorëve dhe së bashku me një përfaqësi të banorëve zhvilloi një takim me drejtuesit e kompanisë prej të cilëve mori garancinë që menjëherë pas përfundimit të punimeve nga makineritë e rënda, do të nisë rehabilitimi i rrugës dhe kthimi i saj në gjendjen e mëparshme.

 

Top Channel