Shërbimet lënë pas prodhimin, turizmi dhe ndërtimi rriten, industria shqiptare vijon tkurrjen

20/06/2026 15:16

Shqipëria po shërben më shumë sesa po prodhon. Kjo panoramë e cila na ofrohet nga INSTAT me të dhënat për tremujorin e parë të vitti përforcohet edhe më tej me sezonin turistik.

Ekonomia shqiptare po mbështetet gjithnjë e më shumë te turizmi, ndërtimi, tregtia dhe pasuritë e paluajtshme, ndërsa sektorët që prodhojnë mallra po humbasin forcë.

Industria shqiptare që pritej të krijonte më shumë produkte dhe eksporte, ka pësuar rënie. Prodhimi industrial u tkurr me gati 5 për qind, shitjet ranë me mbi 3 për qind dhe numri i të punësuarve u ul. Edhe industria nxjerrëse, një sektor që për vite me radhë ka qenë burim i rëndësishëm të ardhurash, regjistroi një rënie të fortë.

Në të kundërt sektorët e shërbimeve vazhdojnë të zgjerohen dhe të mbanë gjallë ekonominë vendase. Hotelet, restorantet dhe aktivitetet turistike po rriten nga viti në vit. Por rekordin e mban tregu i pasurive të paluajtshme, ku aktiviteti u rrit me mbi 30 për qind, një tregues i qartë se ekonomia po orientohet gjithnjë e më shumë drejt pronës dhe ndërtimit. Në një ecuri të tillë edhe punësimi po orientohet drejt këtyre sektorëve, teksa pasuritë e palaujtshme sipas INSTAT udhëheqin rritje 22.5%hotele 9.4%, agjenci udhëtimi 3.7%, transporti 3.3%etj. 

Me rritjen e aktivitetit të tyre në të njëjtin nivel vijojnë dhe paga të cilat sipas sektorëve janë rritur më shumë.

Në pamje të parë, shifrat duken pozitive. Ka më shumë aktivitet, më shumë paga dhe më shumë lëvizje në ekonomi. Por pas tyre fshihet një realitet tjetër, Shqipëria po shet më shumë shërbime dhe po prodhon më pak mallra.

Zhvillimi i sektorëve prodhues si industria e bujqësia është vendosur edhe në fokusin e intitucioneve të cilat udhëzojnë edhe sektorin bankar të jenë më mbështetëse ndaj këtyre zhvillimit të aktivitetit të tyre.

Top Channel