“Ols Dado nuk e ka bërë magjistraturën, këtë e dinë të gjithë”/ Zbardhet dëshmia e Veliajt në seancë: Tirana po drejtohet nga njerëz që s’i ka votuar njeri
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka mbërritur në Gjykatën Administrative.
Aty pritet të zhvillohet seanca e radhës lidhur me padinë e kryebashkiakut, i cili kërkon shfuqizimin e dekretit për emërimin e prokurorit Ols Dado.
Gjykata Administrative ka refuzuar sërish kërkesat e gazetarëve për transmetimin live apo regjistrimin e plotë të seancës.
Sipas gjykatës, vendimi i mëparshëm i gjyqtarit Hazbi Balliu, i marrë më 8 maj, për ndalimin e transmetimit të drejtpërdrejtë mbetet ende në fuqi dhe nuk është ndryshuar.
Në të njëjtën linjë me seancat e mëparshme, kamerat do të lejohen vetëm në fillim të procesit për pamjet teknike dhe më pas gjatë shpalljes së vendimeve të ndërmjetme ose përfundimtare, por jo gjatë zhvillimit të debatit gjyqësor.
Top Channel