Kosova sërish në ngërç, Kurti fiton zgjedhjet, por Presidenti kërkon marrëveshje politike Parlamenti i është rikthyer ngërçeve dhe bllokimeve pas një periudhe disa mujore kur seancat përfundonin pas mesnate.
Paraditen e sotme, opozita ka kërkuar përfshirjen në rend të ditës të disa projektligjeve që ka propozuar dhe që janë në thelb kërkesat e protestuesve për shfuqizimin e ligjit të zonave të mbrojtura.
Shumica e rrëzoi kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha u përfshi në disa replika të ashpra me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla.
Deputetët e opozitës i kërkuan kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që të lejonte vijimin e replikave dhe përgjigjet e Berishës ndaj Ballës, por kreu i Kuvendit nuk pranoi, çka çoi në bllokimin e foltores nga pakica.
Peleshi e pezulloi tre herë seancës parlamentare duke tentuar të qetësojë situatën dhe vijimin me rendin e ditës ku është parashikuar informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha.
“Ju kërkoni prishjen e seancës, është e qartë. Rregullorja nuk ju jep të drejtë të prishni seancën dhe të zini foltoren. Një orë pushim”, tha Peleshi mes të tjerash në tentativën e tretë për të rifilluar seancën.
Top Channel