Playoff-i i Botërorit 2027/ Kombëtarja e vajzave do të përballet me Uellsin…përsëri

18/06/2026 13:42

Kombëtarja shqiptare e vajzave mësoi fatin e saj për fazën e playoffit të kampionatit botëror të vitit 2027 që do të zhvillohet në Brazil.

Në shortin e hedhur në selinë e UEFA, vajzat kuqezi u vendosën përballë Uellsit në raundin e parë të kësaj faze, një skuadër me të cilën ato luajtën edhe gjatë kualifikueseve

Ndeshjet do të zhvillohen gjatë muajit tetor, ndërsa datat fikse do të përcaktohen në ditët në vijim. Takimi i parë do të luhet në Shqipëri, ndërsa ndeshja e kthimit në Uells. Nëse Shqipëria kalon me sukses Uellsin, në raundin e dytë të play-off-it do të luajë ndaj fitueses së çiftit Rumani/Norvegji. Ndeshjet e raundit të dytë do të luhen në muajin nëntor-dhjetor.

Kualifikimi në play-off përfaqëson një moment historik për Kombëtaren e vajzave, që për herë të parë në historinë e saj ka arritur në këtë fazë të një Kampionati Botëror, duke konfirmuar progresin e vazhdueshëm të futbollit të vajzave në vend.

Top Channel