Forcat Detare zhvillojnë stërvitje në Pashaliman, testohet gatishmëria operacionale dhe reagimi në situata të ndryshme detare
Gjykata e Posaçme ka shpallur vendimin për Pëllumb Gjokën, duke e dënuar me 9 vite burg.
Për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi i tij u ul në 6 vite burg, raporton Anila Hoxha, gazetare e Top Channel.
Gjoka u shpall fajtor për sigurim kushtesh për Kleanthi Musabellin, Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin, fajtor për grup të strukturuar kriminal dhe fajtor për korrupsion aktiv të funksionarëve të sistemit të drejtësisë.
Ndërkohë u shpallet i pafajshëm për armëmbajtje pa leje.
Po ashtu, Ardrit Hasanbegaj, ish-zyrtar i lartë i policisë, u dënua me 7 vite e 4 muaj burg, ndërsa me aplikimin e gjykimit të shkurtuar dënimi përfundimtar u reduktua në 5 vite burg.
Ardit Hasanbegaj u shpall fajtor për sigurim kushtesh për Dorjan Dulin dhe Ibrahim Licin dhe po ashtu fajtor për grup kriminal.
Top Channel