Ronaldo, zero goditje, zero duele/ A po shohim perëndimin e një legjende në këtë kampionat botëror?
Tensionet mes dy gjigantëve të futbollit spanjoll kanë arritur pikën e vlimit.
Presidenti i FC Barcelona-s, Rafael Yuste y Abel, u ka dërguar sot një letër zyrtare krerëve më të lartë të futbollit në vend: presidentit të La Liga-s, Javier Tebas; presidentit të Federatës Mbretërore Spanjolle të Futbollit (RFEF), Rafael Louzán; si dhe kreut të Komitetit Teknik të Arbitrave (CTA), Francisco Soto.
Ky reagim i ashpër i klubit katalanas vjen pas deklaratave publike të bëra nga presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, më 12 dhe 13 maj.
Barcelona: “Deklaratat e Pérezit janë të rreme dhe dëmtojnë futbollin”
Në qëndrimin e saj zyrtar, FC Barcelona deklaron prerazi se thëniet e numrit një të klubit madrilen, përveçse janë plotësisht të rreme, cenojnë rëndë nderin dhe imazhin e kampionatit të Kategorisë së Parë (La Liga). Sipas Barcelonës, sulmet e Pérezit godasin drejtpërdrejt të gjithë sistemin e arbitrimit në tërësi, duke dëmtuar rëndë reputacionin, besueshmërinë dhe prestigjin e futbollit profesionist spanjoll në botë.
Kërkesa për masa gjyqësore dhe penalitete
Përmes kësaj letre, klubi i Barcelonës u bën thirrje bashkëorganizatorëve të kampionatit dhe trupës së arbitrave që të mbrojnë me çdo kusht dinjitetin e institucioneve që përfaqësojnë – ashtu siç ka bërë vetë Barcelona së fundmi duke paraqitur një kërkesë zyrtare për pajtim (koncilim).
Katalanasit kërkojnë me urgjencë nga La Liga, RFEF dhe CTA që, brenda kompetencave të tyre ligjore, të ndërmarrin menjëherë masat e duhura shoqëruese dhe gjyqësore ndaj z. Pérez. Qëllimi i kësaj lëvizjeje drastike është mbrojtja e integritetit dhe nderit të institucioneve dhe të garës që ato organizojnë.
Top Channel