Siguria në Gjykatën e Posaçme, drejtori i Policisë Skënder Hita inspekton masat

12/06/2026 14:24

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka inspektuar sot sigurinë në ambientet e Gjykatës së Posaçme.

Ai u fokusua në vlerësimin e masave të sigurisë dhe gatishmërisë së punonjësve të policisë.

Kontrolli kishte për qëllim garantimin e rendit dhe mbrojtjen e punës së gjykatës.

Hita u takua edhe me stafin për të diskutuar për përmirësimin e procedurave të sigurisë.

Top Channel