‘Luaj për fëmijët në rrugët e Sarajevos’/ Letra emotive e kapitenit të Bosnje Hercegovinës, Edin Dzeko
Në Spanjë, ka plasur ‘lufta’ mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Ashtu siç kishte njoftuar më parë, klubi katalanas vendosi të ndërmarrë veprime ligjore kundër presidentit Florentino Perez për deklaratat e bëra pas El Clasico të 10 majit që vulosi fitoren e titullit kampion të Barcelonës.
Barcelona këtë të premte i bëri një kërkesë formale pajtimi Florentino Perez duke i kërkuar të tërheqë akuzat, në rast të kundërt do të aktivizohet denoncimi penal
‘Barcelona komunikon se është paraqitur një kërkesë e detyrueshme pajtimi përpara se të ngrihet një padi në bazë të nenit 205 të Kodit Penal kundrejt presidentit të Realit të Madridit, Florentino Perez pas deklaratave të bëra prej tij në 12 maj në konferencën për shtyo dhe në një intervistë të dhënë për median ditën pasardhës. Objektivi i këtij veprimi është që Perez të tërheqë deklaratat e tij të shprehura me vetëdije të plotë për falsitetin e tyre që rezultojnë fyese dhe të dëmshme për imazhin e Klubit. Në rast se kjo kërkesë nuk zbatojet, Barcelona do të vijojë me prezantimin e padisë penale’-lexohej në komunikatën e klubit katalanas.
Top Channel