Pas pak më shumë se 1 muaji tifozët e Realit të Madridit do të ripërqafojnë Jose Mourinhon. Rikthimi i Special One në pankinën e klubit merenges tani ka një datë; në 13 korrik, në qendrën sportive të Valdebebas do të nisë zyrtarisht aventura e dytë e portugezit me Los Blancos.

Sipas medias në Spanjë, vetë Jose Mourinhos i ka komunikuar skuadrës se kur do të zhvillohet stërvitja e parë nën urdhrat e tij

Jose Mourinho tashmë ndodhet në Madrid dhe është takuar me Drejtorin e Përgjithshëm të Realit të Madridit, José Ángel Sánchez dhe përgjegjësin për skautizmin, Juni Calafat. Në këtë mënyrë, projekti i ri në aspektin futbollistik dhe kontraktual ka nisur të marrë formë.

Ndërkohë Benfica zyrtarizoi largimin e Jose Mourinhos në drejtim të Realit të Madridit duke theksuar se klubi Los Blancos ka paguar klauzolën për trajnerin portugez për të konfirmuar më pas edhe zëvendësuesin e 63 vjeçarit, që është Marco Silva.

Top Channel