Botërori 2026/ Revolucion në rregullore, nga sistemi VAR deri te humbja e kohës, të rejat e kompeticionit
Nuk është vetëm Shqipëria ajo që shkruan historinë e futbollit të vajzave. Edhe skuadra e Kosovës, arriti të kualifikohet për herë të parë në fazën e playoffit të Botërorit të vitit 2027.
Një sukses ky që erdhi pas fitores shumë të thellë të Dardaneve me Gjibraltarin me rezultatin 8-0 në sfidën e Grupit 2 të Ligës C. Ishte një fitore që i dha mundësinë Kosovës të mbyllë grupin në vendin e parë me pikë të barabarta me Kroacinë, por me në golavarazh më të mirë. Pas kësaj arritjeje të jashtëzakonshme, ka ardhur reagimi i presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi që përmes një postimi në rrjetet sociale ka shfaqur entuziazimin e tij për këtë sukses të jashtëzakonshme të Dardaneve
‘Kombëtarja jonë e vajzave e ka përmbyllur në mënyrë madhështore rrugëtimin në Grupin 2 të Ligës C për kualifikimet e Kupës së Botës 2027, duke triumfuar si mysafire ndaj Gjibraltarit me rezultat bindës 8:0. Me këtë fitore, Kosova siguroi vendin e parë në grup, me pikë të barabarta me Kroacinë, por me goldallim më të mirë. Ky sukses u garanton Dardaneve kalimin në Ligën B për ciklin e ardhshëm kualifikues, si dhe pjesëmarrjen në “play-off”-in e kualifikimeve për Kupën e Botës 2027. Realizimi i këtij objektivi është një arritje historike dhe plotësisht e merituar për vajzat tona, të cilat gjatë gjithë këtij cikli dëshmuan karakter të fortë, shpirt gare, përkushtim dhe besim deri në momentin e fundit. Ky sukses përbën një tjetër hap të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit të femrave në Kosovë dhe është dëshmi e qartë e progresit të vazhdueshëm që është bërë gjatë viteve të fundit. Përgëzime nga zemra secilës futbolliste dhe stafit teknik në krye me përzgjedhësin Sami Sermaxhaj për këtë arritje historike.Vazhdoni të na bëni krenarë!-shkruante Agim Ademi në postimin e tij
Tani vëmendja si e Shqipërisë ashtu dhe Kosovës do të jetë në shortin që do të hidhet në 18 qershor kur skuadrat dot të mësojnë kundërshtaret e tyre në fazën e playoffit të Botërorit 2027.
Top Channel