“Turp dhe dështim!” Deklarata e fortë e legjendës që po dridh sportin botëror
Merkatoja verore po hyn në fazën më intensive dhe një nga emrat që pritet të jetë në qendër të vëmendjes është ai i Vedat Muriqit. Sulmuesi i Kosovës shihet si një nga lojtarët më të kërkuar pas sezonit të fundit, ndërsa e ardhmja e tij duket larg Mallorcës.
Sipas raportimeve nga Spanja, rënia e Mallorcës nga La Liga ka bërë që shumë klube të monitorojnë situatën e 31-vjeçarit, i cili zhvilloi një sezon të shkëlqyer në aspektin individual. Muriqi realizoi 23 gola në kampionat, duke u renditur mes golashënuesve më të mirë të sezonit dhe duke konfirmuar statusin e tij si një prej sulmuesve më të rrezikshëm në futbollin spanjoll.
Interesimi më konkret vjen nga Turqia, ku Fenerbahçe po punon për të siguruar shërbimet e kapitenit të Kosovës. Mediat spanjolle raportojnë se klubi nga Stambolli e konsideron Muriqin si objektivin kryesor për sulmin dhe është i gatshëm të bëjë një investim të rëndësishëm për ta rikthyer në Superligën turke, aty ku sulmuesi ka lënë gjurmë me fanellën e Fenerbahçes në të kaluarën.
Vlera e kartonit të Muriqit vlerësohet në rreth 15-20 milionë euro, ndërsa një transferim i mundshëm pritet të jetë ndër më të bujshmit për një futbollist kosovar gjatë kësaj vere. Përveç Fenerbahçes, interes për të kanë shfaqur edhe klube të tjera nga kampionate të ndryshme europiane, falë formës së tij të qëndrueshme dhe eksperiencës në nivelet më të larta.
Ndërkohë, merkatoja spanjolle pritet të gjenerojë qindra miliona euro këtë verë. Sipas parashikimeve, klubet e La Ligës mund të shpenzojnë mbi 700 milionë euro në afrime të reja, ndërsa shitjet e lojtarëve pritet të sjellin të ardhura që kalojnë 600 milionë euro.
Në këtë panoramë, emri i Vedat Muriqit mbetet një nga më të përfolurit, me sulmuesin kosovar që duket gati për një kapitull të ri në karrierën e tij.
Top Channel