Nga “pleqtë” e luksit te djemtë e rrezikshëm: Ja kush janë protagonistët që do të ndezin Botërorin
Kombëtarja austriake nuk ka asnjë ndërment të lejojë Ralf Rangnick të largohet, përkundrazi. Plani për trajnerin gjerma është më i gjerë dhe përfshin rinovimin e kontratës edhe pas Botërorin që do të nisë këtë të enjte.
Ai që e ka konfirmuar këtë është presidenti i Federatës, Josef Proll: ‘E duam, ai i di pikët kyçe të rinovimit. Presim një vendim të tij në ditët ose javët e ardhshme. Jam shumë optimist se ai do të zgjedhë Austrinë’-tha Proll
Një besim që rritet dita ditës për Austrinë që pritet të bëjë debutimin në Botëror me ndeshjen ndaj Jordanisë në natën mes 16 dhe 17 qershor që vë kështu në dyshim kalimin e mundshëm të Rangnick te Milani. ‘Unë dhe ai e dimë që mund të besojmë te njëri-tjetri sepse komunikojmë hapur-shtoi Proll duke konfirmuar lidhjen me trajnerin që nuk është ndërprerë asnjëherë
Ndërkoë, drejtuesit e Milanit kanë gjetur akordin me Oliver Glasner për një marrëveshje 2 vjeçare me pagë prej 5 milionë euro duke përfshirë edhe bonuset. Ish trajneri i Crystal Palace pritet të vijë te kuqezinjtë pavarësisht asaj që do të bëjë Rangnick.
Top Channel