Milan i drejtohet rrjetit social me një dedikim për Rafael Leaon teksa përmes një postimi i uroi ditëlindjen futbollistit duke publikuar edhe një foto të portugezit me fanelën kuqezi.

Por tifozët nuk janë aspak dakord dhe komentuan negativisht zgjedhjen e klubit duke nënvizuar se Leao edhe pse është ende nën kontratë me Milanin e ka kritikuar klubin dhe e nxori vetë veten në merkaton e transferimeve. ‘Dhe ne tani i urojmë edhe ditëlindjen?-ishte pyetja e tyre

Tashmë raportet mes Rafael Leaos dhe tifozerisë së Milanit janë thyer krejt. Tani do të jetë e nevojshme për klubin milanez që të gjejë një blerës për kartonin e portugezin dhe të arkëtojë të ardhura të mjaftueshme për të mundur blerjen e një futbollisti tjetër që do të marrë vendin e tij, por pa drejtues, rruga për Milanin është ende e gjatë.

Top Channel