Rubin Hebaj rikthehet në Kategorinë Superiore. Sulmuesi shkodran do të jetë pjesë e Elbasanit sezonin e ardhshëm, një lëvizje që e konfirmoi vetë klubi nënkampion i vendit me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Hebaj kthehet në kampionatin shqiptar pas një aventure që përjetoi në kampionatin kazak të futbollit me skuadrën e Tobol. Më parë 27 vjeçari është aktivizuar në skuadra të tjera të Kategorisë Superiore me  Teutën, Vllazninë dhe Partizanin në Abissnet Superiore.

Në total Hebaj ka zhvilluar 105 ndeshje në kategorinë më të lartë të futbolit në vend duke shënuar 22 gola. Në këtë mënyrë Rubin Hebaj bëhet përforcimi i radhës së Elbasanit që përpara pak ditësh zyrtarizoi edhe ardhjen e Edoly Lukokit.

Top Channel