Teuta ka nisur një projekt të ri në këtë verë dhe pas firmës me trajnerin Edlir Tetova, ka arritur të sigurojë një tjetër element të rëndësishëm të Egnatias, Abdurrahman Fangajn.

Mbrojtësi i djathtë mbylli kontratën me Egnatian pas katër vitesh shumë të suksesshme, ku fitoi tri herë titullin dhe po aq edhe Kupën e Shqipërisë, dhe ka vendosur të ndërmarrë një tjetër hap në karrierë.

Ai bashkohet me trajnerin Tetova në Durrës, me ambicien për të bërë në Durrës të njëjtën gjë që bënë edhe në Rrogozhinë. Firmën e njoftoi vetë klubi i Teutës, por pa bërë të ditur afatin e kontratës apo detaje të tjera.

Top Channel