Milani rrezikon të detyrohet të ndryshojë planet e tij. Gerry Cardinale ka zgjedhur Oliver Glasner dhe Ralf Rangnick personalitetet për të nisur rindërtimin e skuadrës kuqezi, por dyshimet e trajnerit të përfaqësueses austriake mund të hedhin sërish planet në erë.

Ralf Rangnick është përzgjedhur të jetë drejtori i ri teknik i Milanit, por në orët e fundit gjermani po bën vlerësime më të thella që mund ta bëjnë atë që të refuzojë oferrën e klubit milanez. Në bisedimet e zhvilluara në Londër në fund të muajit maj, Rangnick bëri kërkesa specifike pronarëve të Milanit dhe si këmbim mori garanci. Por me kalimin e kohës, premtimet që iu bënë nuk ishin aq solide, në mënyrë të veçantë një prej tyre.

Në Milanin e tij, Ralf Rangnick do të donte të ishte ai që të zgjidhte drejtorin sportiv, të kishte kontrollin në zbulimin e talenteve dhe të sillte me vete bashkëpunëtorët më të ngushtë të tij e sidomos ai do të donte respektimin e roleve në klub. Thënë me fjalë të tjera, Rangnick nuk do ta toleronte ndërhyrjen e Zlatan Ibrahimovic. Suedezi, që është këshilltar i Cardinales, në ditët e fundit ka qenë në qendër të kritikave të tifozëve të Milanit që e akuzuan për marrje vendimesh që nuk i takonin dhe se nuk mendon për të mirën e Milanit.

Sipas të përditshmes austriake ‘Wiener Zeitung’, dyshimet e Rangnick janë pikërisht rreth kësaj çështjeje. Teksa po përgatitet për Botërorin me Austrinë, Rangnick ka ngritur pyetjen nëse duhet t’i besojë apo një një klubi të rrethuar nga shumë këshilltarë dhe figura ndikuese në procesin e vendimmarrjes.

Po Glasnet? Nëse Rangnick vendos të dalë nga skena, trajneri austriak do të bëjë me siguri vlerësimet e tij. Ata kanë punuar së bashku që në kohët e Salzburgut dhe njihen mirë; pa drejtorin teknik, duhet marrë parasysh një prapaktheu e mundshme e trajnerit. Ish tekniku i Crystal Palace është i intriguar nga ideja për të punuar me Milanin, por situata në bordin drejtues të klubit do të peshojë jo pak në zgjedhjen finale.

Top Channel