Botërori 2026/ Tjetër shqetësim te Zvicra, shuhet një zjarr pranë kampit të skuadrës helvete
Një tjetër ngërç i rëndë financiar ka goditur Barcelonën, duke vendosur në pikëpyetje projektin e rindërtimit të stadiumit “Spotify Camp Nou”.
Gjigantët katalanas kanë konsumuar plotësisht fondin fillestar prej 1.4 miliardë eurosh pa arritur të përfundojnë punimet, çka ka detyruar presidentin Joan Laporta të ndërmarrë një lëvizje urgjente për të shmangur bllokimin e kantierit.
Për të gjetur fondet e nevojshme, bordi drejtues po përgatitet t’u kërkojë anëtarëve të klubit (socios) miratimin për një zgjatje të paketës së financimit origjinal. Rritja e kostove të materialeve të ndërtimit dhe kompleksiteti i projektit kanë bërë që buxheti të dalë tërësisht jashtë parashikimeve, duke lënë ende pa përfunduar pjesët më të kushtueshme, si unazat VIP dhe çatinë e stadiumit.
Nëse socios nuk e miratojnë këtë borxh të ri, punimet rrezikojnë të ndërpriten, duke shtyrë rikthimin e skuadrës në shtëpinë e saj. Ky skenar do t’i kushtonte klubit miliona euro të tjera humbje të ardhura nga biletat dhe marketingu në Montjuïc, duke rënduar akoma më shumë situatën delikate financiare të Barcelonës.
Top Channel