Do jetë në një ekip me Muçin, Ruslan Malinovsky: Familjarët e mi në Ukraninë nën raketa dhe dronë…
Denzel Dumfries është blerja e parë e Realit të Madridit të Jose Mourinhos. Ai që e bëri zyrtarizimin nuk ishte klubi i Los Blancos por VV Smitshoek, skuadra ku holandezi nisi karrierën e tij.
Klubi i VV Smitshoek që aktualisht është në Divizionin e Katërt të futbollit holandez, komunikoi transferimin e Dumfries përmes një postimi në Instagram që shoqëronte një foto të futbollistit kur ishte fëmijë i veshur me fanelën portokalli.
‘Nga Smitshoek në Santiago Bernabeu. Bëri hapat e parë në botën e futbollit pikërisht te VV Smitshoek, ku për 8 vjet shkeli në fushat e sektorit të të rinjve të klubit tonë për të arritur në nivelet maksimale. Sot Denzel Dumfries nënshkruan për Realin e Madridit. Një arritje e mrekullueshmë në një karrierë që është tashmë impresionuese dhe një frymëzim për të gjithë të rinjtë që stërviten e luajnë me ne çdo javë. Diku, ëndrrat nisin, për Denzel nisën këtu, te VV Smitshoek. Jemi shumë krenarë për gjithçka ka realizuar dhe i urojmë më të mirën në Madrid’-lexohej në postimin e klubit holandez.
Për të siguruar shërbimin e Denzel Dumfries, Reali i Madridit do t’i paguajë klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 20 milionë eurosh.
View this post on Instagram
Top Channel