SHBA përballë një paradoksi, njeriu që drejton kartelin më të rrezikshëm të drogës është… amerikan
Një ngjarje tragjike ndodhi të dielën pasdite në San Fernando, të Los Angelesit, kur një baba qëlloi dhe vrau binjakët e tij 10-vjeçarë, e më pas i mori jetën edhe vetes.
Sipas foxla, policia u thirr në vendngjarje rreth orës 7:15 të mbrëmjes, ku gjeti të afërm të tronditur jashtë një shtëpie. Incidenti thuhet se ndodhi gjatë një mbledhjeje familjare, kur papritmas nëna e fëmijëve dëgjoi dy të shtëna me armë. Kur shkoi në dhomën e gjumit për të parë se çfarë po ndodhte, babai i djemve i drejtoi armën. Nëna nuk u lëndua nga të shtënat me armë, ndërsa disa sekonda më vonë, ai ktheu armën dhe vrau veten.
Burri dhe dy binjakët e tij u shpallën të vdekur në vend nga personeli mjekësor që nxitoi në vendngjarje.
“Është vërtet e trishtueshme. Dy fëmijë të vegjël dhe një baba. Kjo është një familje. Askush nuk e meriton këtë”, tha një dëshmitar okular.
Policia ende nuk ka dhënë detaje të mëtejshme dhe nuk ka konfirmuar rrethanat e ngjarjes tragjike.
Top Channel