Spanja, Yamal dhe Topi i Artë: Isha i bindur se do ta fitoja vjet, por jam i kënaqur për Dembele
Ditët kalojnë dhe te Milani vazhdon të vihet re një pasivitet edhe pse kjo javë mund të jetë shumë e nxehtë për kuqezinjtë dhe ndoshta edhe ajo vendimtare pasi fillimi i botërorit do të ngadalësojë ndjeshëm ritmin e realizimit të projekteve të merkatos dhe jo vetëm, për të zbuluar se cili do të jetë trajneri dhe Drejtori Teknik i kuqezinjve.
Përsa i përket pankinës, në orët e fundit duket se ka pasur një konvergjencë idesh për Oliver Glasner që, jo rastësisht pret një tjetër takim pas atij të së martës; trajneri shpreson shumë te opsioni milanist, sa ai do të preferonte të ndalej dhe të rrinte në pritej nëse bie poshtë ky opsion
Si do të luante Milani i Glasner? ‘La Gazzetta Dello Sport’ ka folur me siguri se Glasner ka treguar se ka analizuar gjerë e gjatë Milanin, madje ka ndjekur edhe disa ndeshje të sezonit të fundit, të dobishme këto për të krijuar një ide për punën që do të duhet të bëjë. Austriaku gjithnjë është përshtatur me skuadrën që ka pasur në dispozicion duke praktikuar një futboll totalisht ndryshe nga ai që shfaqi Allegri; presing dhe intensitet me premtimin për të shfaqur në San Siro spektakël dhe mentalitet sulmues. Sigurisht që ai ka nevojë për kohë për të ndryshuar gjërat dhe këtë e ka bërë të qartë; në muajt e parë duhet mbështetje totale edhe nëse do të ketë rezultate që nuk do të jenë në lartësinë e duhur
Alaba-Milan, të rejat e fundit. Edhe për këtë arsye, duket se Ralf Rangnick po afrohet, për të mbrojtur dhe për të mbështetur Glasner. Po kështu për këtë arsye mund të vijë te kuqezinjtë një futbollist me peshë si David Alaba; mbrojtësi 34 vjeçar austriak që largohet nga Reali i Madridit me parametra zero në sezonet e fundit ka pasur më shumë dëmtime seç duhej, por është një prej senatorëve të kombëtares austriake që drejtohet pikërisht nga Rangnick, është figura ideale për t’u bërë pikë referimi sidomos nëse Luka Modric do të kthehet te Reali i Madridit.
Top Channel